Вiri Im, E Harrove Nënën Tënde, Kam Qenë Ѕhërbëtorja Jote, Ѕоt Jetoj E Vetme, Ndërѕа Ti Po Jeton…

Вiri Im, E Harrove Nënën Tënde, Kam Qenë Ѕhërbëtorja Jote, Ѕоt Jetoj E Vetme, Ndërѕа Ti Po Jeton…

Вiri Im, E Harrove Nënën Tënde, Kam Qenë Ѕhërbëtorja Jote, Ѕоt Jetoj E Vetme, Ndërѕа Ti Po Jeton…

LETRA E NJË NËNE

Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë.

Më vjen turp të shkruaj, pas një pasigurie dhe pritjeje të gjatë, e mora penën disa herë, por lotët më penguan. Disa herë më janë ndalur lotët, por zemra nuk më lejoi.

O biri im! Pas një kohe të gjatë po të shoh se je rritur, je bërë i pjekur dhe mirë po i rregullon gjërat. Unë e kam një të drejtë, të paktën ta lexosh këtë letër, e pastaj, nëse do, copëtoje ashtu siç ke vepruar me zemrën time.
0Biri im!

Para 25 viteve për mua ishte një ditë shumë e gëzueshme, atë ditë kur mjekja më njoftoi se isha shtatzënë.

Nënat e dinë mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë dhe gëzimit me fillimin e shqetësimit dhe shumë ndryshimeve në organizëm.

Pas kësaj, të kam mbajtur 9 muaj në barkun tim, me vështirësi jam ngritur, me vështirësi kam fjetur, të kam ushqyer dhe kam marrë frymë me vështirësi, dhe përkundër kësaj, asgjë nuk ma ka pakësuar dashurinë për ty. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë ajo rritej dhe mezi kam pritur që të të shoh.

Të kam bartur, o biri im, me vështirësi pas vështirësie, me dhimbje pas dhimbjes, ju gëzohesha lëvizjeve tua (në stomak), i gëzohesha rritjes së peshës tënde, e cila për mua nuk ishte e vështirë.

Be the first to comment on "Вiri Im, E Harrove Nënën Tënde, Kam Qenë Ѕhërbëtorja Jote, Ѕоt Jetoj E Vetme, Ndërѕа Ti Po Jeton…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*