20 Vjeçarja Për Pak Sa Nuk Humbet Shikimin Per Gabimin Qe Te Gjithe E Beni Ne Salonin E Bukurisë

20 vjeçarja për pak sa nuk humbet shikimin per gabimin qe te gjithe e beni ne salonin e bukurisë

Një nga rregullat numër një që duhet të dimë përpara se të konfirmojmë një takim në qendër estetike, është të bëjmë sa më shumë kërkime.

Sidomos në rastet kur bëhet fjalë për qërpikët dhe sytë i kemi të mbyllur përgjatë gjithë procesit dhe nuk e dimë me siguri se çfarë teknike apo produketesh po përdoret.

Por le të marrim një leksion të mirë nga kjo përdoruese e “Twitter”:

Në 19 tetor, studentja 20-vjeçare që jeton në Londër, Megan Rixson prenotoi një takim për të zgjatur qërpikët me një salon që nuk kishte qënë kurrë më parë.
Gjatë procesit, ajo përjetoi shumë djegie dhe për dy ose tre orë kur po vendoseshin qërpikët, e kishte të pamundur të shihte.“Kur po bënte syrin e parë, po digjesha nga dhimbjet. Por ajo më tha mos u shqetëso, është normale dhe më këshilloi që ta mbaja syrin hapur. Më digjte aq shumë syri, saqë mbyllej normalisht, ndërsa ajo sërish këmbëngulte që ta mbaja hapur. Pasi përfundoi, u ula në krevat dhe nuk po mund të hapja dot më sytë. E pyeta nëse kjo është normale, e ajo tha se po.” – është shprehur Rixson për “Buzzfeed News”.

Pasi 20-vjeçarja u largua nga saloni i bukurisë, ajo publikoi një video ku shfaqte sytë e lotuar, duke shpjeguar sesi ndihej: “Njëri sy është në flakë dhe nuk mundem do ta hap aq shumë.
Nuk po qaj se jam e trishtuar, por sepse sytë e mi lotojë. Nuk shoh më asgjë qartë!”

Sipas “Daily Mail” studentja u ritkhye në salon më vonë gjatë ditës, për t’i kërkuar llogari punonjësve.

“Kur i dashuri im pyeti se çfarë ngjitësi u përdor, një grua në salon tha ‘ajo është për thonjtë’ dhe më kapi ankthi” – shpjegon ajo.

Fatmirësisht, Rixson nuk pati dëm afatgjatë, por një paralajmërim i mirë se me shikimin nuk bëhet shaka. Dhe nëse ke vendosur që të zgjatësh qërpikët, bën mirë të kontrollosh rreth salonit, të pyesësh 100 vetë për eksperiencën e tyre dhe më pas të guxosh.Ndiqni videon ne hapesiren reklamuese me poshte:

Be the first to comment on "20 Vjeçarja Për Pak Sa Nuk Humbet Shikimin Per Gabimin Qe Te Gjithe E Beni Ne Salonin E Bukurisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*