24-vjeçari martohet me kushërirën e tij 81-vjeçarje…

Zyrtarët ukrainas janë duke hetuar pretendimet se një djalë 24-vjeçar u martua me kushërirën e tij me aftësi të kufizuara, e cila është 81-vjeçare për të shpëtuar nga detyrimi për të bërë shërbimin ushtarak.

Alexander Kondratyuk, 24 vjeç, pretendoi se kishte lindur një dashuri shumë e fortë mes tij dhe kushërirës e cila është 57 vjet më e vjetër dhe mohoi që ai po përpiqej të ikte nga kryerja e detyrimit ushtarak.

Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë përjashtime që lejojnë njerëzit ta shmangin atë.

Nëse kujdeseni për gruan që është me aftësi të kufizuara, në Ukrainë ju jeni të liruar nga shërbimi ushtarak.

Dasma u zhvillua në fshatin Baykovka i cili është afër qytetit të Vinnitsa në perëndim të Ukrainës, i vendosur në brigjet e një prej lumenjve më të gjatë në vend, transmeton Reporteri.

E pyetur nga reporterët në lidhje me martesën e saj me kushëririn shumë më të ri, Zinaida Illarionovna, 81 vjeç, këmbënguli që ai ishte një burrë i mirë dhe e kujdesej mirë për të.

Be the first to comment on "24-vjeçari martohet me kushërirën e tij 81-vjeçarje…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*