7-vjeçarja dëgjon një zë te mb ytur në shtëpi dhe merr situatë kontoll. Do të çuditeni se si ajo i shpëtoi jetën babait të saj

A di fëmija juaj si të telefonoje shërbimet e urgjencës? A di ai/ajo se çfarë të thotë kur operatori merr thirrjen? Mesojini fëmijëve tuaj këto aftësi jetësore të vlefshme, ashtu sic ka bere ky baba në Mbretërinë e Bashkuar.

Në atë ditë fatale kur Ashley Bradburn, nga Leicestershire, Anglia, shkoi në kuzhinë për të përgatitur drekë, papritmas ai ndjeu një dhimbje të tmerrshme në gjoksin e tij, gjë që shkaktoi rrëzimin e tij në dyshemenë e kuzhinës.
Nje ze i mby. tur beri jehonë nëpër shtëpi ndërsa ai ra, duke thirrur vajzat e tij, Chloe, 7 vjec dhe Gracie May, 3 vjec.

Motra më e madhe, Chloe, zbriti menjëherë poshtë për të pare se çfarë po ndodhte. Ajo u tmerrua kur pa babain e saj, Bradburn, te shtrirë në dysheme, duke rënkuar nga dhimbjet.

Për fat të mirë, Bradburn dhe gruaja e tij gjithmonë i mbajnë fëmijët e tyre të informuar se çfarë duhet të bëjnë në një situatë emergjente. Chloe rrëmbeu telefonin celular të babait të saj për të thirrur 999-numrin e urgjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Duhet të kisha humbur ndërgjegjen sepse gjëja që unë mund të kujtoj ishte dëgjimi i Chloe duke folur në telefon me shërbimin e ambulancës”, tha Bradburn, një baba i tre fëmijëve, për Leicester Mercury.

Chloe e mbajti qetësinë e saj ndërsa bisedonte me telefonin e emergjencës Cary Ward.

“U ndjeva e frikësuar,” tha Chloe. “Ata më thanë të pompoja zemren e tij shtatë herë dhe te sigurohesha qe ai po merrte fryme.”

Chloe bëri atë që i ishte thënë. Ajo beri presionet e gjoksit tek babai i saj dhe kontrolloi frymëmarrjen e tij.

Chloe priste prane babait te saj derisa ambulanca arriti.

Be the first to comment on "7-vjeçarja dëgjon një zë te mb ytur në shtëpi dhe merr situatë kontoll. Do të çuditeni se si ajo i shpëtoi jetën babait të saj"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*