A janë normale problemet me ciklin menstrual pas marrjes së vaksinës?

Vaksina e Covid-19 mund të vijë me shumë efekte anësore (krejtësisht normale), si ethe, të dridhura dhe dhimbje muskulore. Pra, është e natyrshme të pyesësh nëse mund të ndikojë përkohësisht në aspekte të tjera të shëndetit, si cikli menstrual.

Nëse ke bërë vaksinën dhe të ka ndryshuar diçka në ciklin menstrual, mos u shqetëso. Disa njerëz kanë raportuar efekte anësore të përkohshme. Shumica e tyre janë të lehta dhe zgjasin 48 orë, por disa mund të shfaqen më vonë.

Pra, a janë ndryshimet në perioda një efekt i vaksinës?

Nuk ka ende një studim të mirëfilltë për këtë lidhje. CDC ka një program mbikëqyrjeje ku çdokush mund të raportojë efektet anësore që ka përjetuar pasi ka bërë vaksinën. Dhjetëra gra raportuan se kishin perioda më të rënda se zakonisht, ngërçe të dhimbshme dhe cikle menstruale të pazakonta pasi u vaksinuan, por duke qenë se çdokush mund të paraqesë gjithçka në sistem, e gjitha është vetëm “anekdotale” në këtë pikë.

Çfarë thonë ekspertët?

Vaksina e Covid-19 mund të vijë me shumë efekte anësore (krejtësisht normale), si ethe, të dridhura dhe dhimbje muskulore. Pra, është e natyrshme të pyesësh nëse mund të ndikojë përkohësisht në aspekte të tjera të shëndetit, si cikli menstrual.

Së pari, nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar gjatë periodave, as CDC dhe as Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) nuk i rendisin si një arsye për të shtyrë vaksinën.

Por përsa i përket asaj se si vaksina ndikon në menstruacionet në përgjithësi, disa gra kanë folur në rrjete sociale se si papritmas po përjetojnë perioda më të rënda se normalja, pas vaksinës.

Në një postim në Twitter, profesoresha e asociuar e Universitetit të Illinois, Kate Clancy, PhD, shkroi:

“Një kolege më tha se ka dëgjuar nga të tjerët se periodat e tyre ishin shumë më të rënda pas vaksine. Jam kurioze të di nëse menstruacionet tuaja kanë parë ndryshime. Unë jam një javë e gjysmë pas dozës së parë të Moderna-s dhe kam më shumë gjakderdhje se zakonisht, si të isha në të 20-at.”

Njerëz të tjerë ndanë historinë e tyre me Clancy. Disa tregonin të njëjtën eksperiencë dhe gra të tjera përmendnin ardhjen e periodave më shumë se një herë brenda muajit.

Be the first to comment on "A janë normale problemet me ciklin menstrual pas marrjes së vaksinës?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*