



Alfred Bualoti, reegjisor dhe aktor. Lindi ne Tirane, me 5 tetor 1953. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* per aktor, me 1974.
Filloi pune si regjisor ne Televizionin shqiptar, me pas beri disa vjet si aktor ne Teatrin e Gjirokastres*, kurse me mbarimin e nje kursi kualifikimi disamujor ne Teatrin Nacional Chaillot ne France, u terhoq nga Teatri Popullor ne funksionin e regjisorit dhe te aktorit profesionist, ku luajti rolin e Arbenit te drama “Tymra” qe pastrohen e Zisa Cikulit, 1974; me pas ate te Gjetanit te “Kulla e Hutajve” e Kole Jakoves, 1981; te Artanit te viti 1945 e Teodor Lacos*.




Kreu kursin njevjecar per regjisor prane Institutit te Larte te Arteve, me 1982. Ne vitin 1983, vuri ne skene dramatizimin e romanit te Dritero Agollit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, se bashku me bashke-regjisorin Andon Qesari, ku edhe luajti me nje sens te holle humori, ironie, ne linjen e vetedemaskimit, rolin e Zylos.
Sprova regjisoriale ne kete shfaqje vijoi me dramen “Ne prag te jetes” e Dhimiter Xhuvanit, 1983.
Serish me bashkeregjisorin A. Qesari, ishte i suksesshem sidomos me komedine Pallati 176 te Adelina Balashit, shfaqje e cila pati nje pritje te bujshme nga publiku i gjere, e dhene mbi 320 here brenda nje 5-vjecari.




Ai krijoi nje atmosfere te kendshme, duke shfrytezuar mire situatat e keqkuptimeve, kundershtite ne sjelljet e dyfishte te personazheve, posacerisht krijimin e nje galerie tipash, nder te cilat spikaten figurat e Jovan Bregut, e Sandrit, e tezes etj.
Be the first to comment on "A ju kujtohet Vlashi? Ja sa vjeç është bërë aktori i njohur shqiptar!"