“A t’ju them një sekret të vogël”?! Aktorët rrëfejnë prapaskenat e filmit “Në çdo stinë” 40 vite pas premierës, Anisa Markarian: Një nga kujtimet më të vyera

Kanë kaluar 40 vjet që atëherë. Ata nuk janë më të rinj të hedhur, ëndërrimtarë.. Vitet kanë lënë gjurmën e tyre te secili, por e pandryshuar ka mbetur ndjesia e asaj premiere 40 vjet më parë, kur të gjithë i gëzoheshin suksesit të paimagjinueshëm të filmit “Në çdo stinë” me regji të Viktor Gjikës dhe skenar të Bashkim Hoxhës.

Aktorja Anisa Markarian na sjell atmosferën e 5 prillit 1981 përmes kujtimeve të protagonistëve: prapaskenat e filmit, përzgjedhja e aktorëve, batutat.
Por, a do ketë një vazhdim të “Në çdo stinë”? Për më tepër rrëfen Anisa Markarian.

ANISA MARKARIAN

40-VJETORI I NJË PREMIERE

E diel, 5 prill 1981. Dita e madhe e premierës!

Sillem rrotull nëpër shtëpi pa mundur t’u vë një emër emocioneve. Ankth a lehtësim? Kërshëri? Krenari?

– Një padurim i bukur… – i përgjigjem vetes sot, pas 40 vjetësh, e ndërgjegjshme për bekimin artistik që më solli ai rol.

– Jetoje çastin tënd!, – më këshillon daja Kopi që kalon për të pirë një kafe.

Ehh, një fjalë goje. Emocionet po ma rrënojnë ditën.

– Si do të vishesh?, – pyet mami.

I tregoj me kokë fustanin e kaltër me pika të bardha që e kam përdorur në një nga planet finale të filmit.

– Vish të kuqin më mirë. Ti je Anisa, jo Zana.

169144623 2764344760545167 3467647877197557145 N 1024×738
Po afron momenti. Premiera është në orën 19:00, te Pallati i Kulturës.
Në derë shfaqen Pipi (Spiro Duni) e Besa (Myftiu) që e ka shtëpinë në anën tjetër të Selvisë. Pastaj Ylli e Cerga. Nisemi grup.

Përpara Pallatit të Kulturës gjejmë operatorin Pëllumb Kallfa, Alush Shimën (piktor i filmit), Spiro Kondurin (inxhinier i zërit), Aleksandër Peçin e profesor Tartarin, të shoqëruar nga bashkëshortet.
Karafil Shena, Ermira Bahidi, Tomorr Nushi e Pavlina Leka na prijnë shkallëve. Pas nesh ngjiten Vjollca Liza (piktore kostumesh), Neriman Furxhi (regjisore montazhi) dhe Liljana Tesho, mjeshtre e grimit.

Në hollin e katit të tretë takojmë çiftin Gjika me bijën e tyre, Ester, Bashkim Hoxhën dhe Arben Imamin. Ceremoninë do ta drejtojë Teodor Laço, që ka përgatitur një prezantim të shkurtër për secilin prej nesh.

Hapet dera e sallës. Të ftuarit kanë zënë vend të gjithë. Po na presin. Të mitë janë ulur diku në rreshtat e para. Rreth e rrotull shoh fytyra miqësore që na buzëqeshin e na japin zemër.
Rruga gjer te shkallëzat e podiumit më duket e gjatë pa fund. Ngjitemi grup e përshëndesim publikun.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Be the first to comment on "“A t’ju them një sekret të vogël”?! Aktorët rrëfejnë prapaskenat e filmit “Në çdo stinë” 40 vite pas premierës, Anisa Markarian: Një nga kujtimet më të vyera"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*