‘Ah sikur ta kisha edhe njëherë në krahë’, ne lot vëllai i Bleona Matës kujton ditën kur u largua: Ja per cfare i lutem Zotit…


Vëllai i Bleona Matës, Armendi i cili rikujtoi momentin e largimit së motrës dhe bëri apel për gjetjen, teksa mbante të veshur bluzën me foton e saj.

“Kur e pashë motrën 16-vjeçe në foto isha shumë i emoc.ionuar sikur e kisha në krah, sikur po bëja detyrat me atë dhe po shkoja në shkollë me atë.
Ah ta kisha edhe njëherë në krahët e mia dhe nuk i desha gjë më zotit. Atë ditë kur e morën, Qamilja erdhi dhe e mori në fushë i bleu një çokollata dhe i tha hajde se janë prekur dredhzat (luleshtrydhet) unë nuk dëgjova. Ajo shkoi dhe nuk u kthye më”.

Ndërsa Bukurie Mata kishte një mesazh për vajzën e saj. “Për Bleonën jam gati që ta kerkoje ate.
I bëj thirrje Bleonës, që të jetë krenare për nënën që ka dhe që ka vëlla Armendin që nuk do të ndalet asnjëherë. Djali çohet cdo mëngjes dhe thotë o Zot ktheje motrën time.

Një ditë kam besimin më të madh se do të kthehet në shtëpi. Do të jemi familja më e lumtur që të bashkoja vëlla e motër në shtëpi.
Ishalla në këtë muaj të madh të Ramazanit të kemi bashkim të motrës me vëllanë” tha ajo.

Be the first to comment on "‘Ah sikur ta kisha edhe njëherë në krahë’, ne lot vëllai i Bleona Matës kujton ditën kur u largua: Ja per cfare i lutem Zotit…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*