Aksidenti i rëndë ku vdiq 23-vjeçarja: Del video 3 minuta para ngjarjes, me shpejtësi mbi 160 km/orë (VIDEO)

Një aksident tragjik ndodhi 4 ditë më parë në autostradën Vlorë-Levan, ku humbi jetën 23-vjeçarja Anxhela Çapo dhe mbeti e p lagosur shoqja e saj, Silvana Muho, 22-vjeç.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga “Balkan Web”, rezulton se vajzat po lëviznin me një shpejtësi tejet të lartë, duke i kaluar 160 kilometra në orë, kur limiti maksimal i lejuar në autostradë është 90.

Pamjet janë xhiruar vetëm 3 minuta para aksidentit fatal, ku vajzat shihen duke dëgjuar muzikë me volum mjaft të lartë.

Ndërkohë, ndryshe nga sa deklaroi policia, duket se në timon ka qenë vetë viktima, Anxhela Çapo, ndërsa video është xhiruar nga shoqja e saj, 22-vjeçarja Muho.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, në orën 19:25 minuta, ndërkohë që videot e bëra nga vajzat janë në orën 19:22 minuta, pra 3 minuta para përplasjes fatale të makinës me trafikndarësen që ishte vdekjeprurëse për 23-vjeçaren Çapo.

Be the first to comment on "Aksidenti i rëndë ku vdiq 23-vjeçarja: Del video 3 minuta para ngjarjes, me shpejtësi mbi 160 km/orë (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*