Aktorja e madhe Roza Anagnosti ka ditëlindjen sot/ Ja sa vjec bën artistja e madhe shqiptare…

Gëzuar ditëlindjen Roza Xhuxha Anagnosti! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi!Suksese të mëtejshme në skenat shqiptare!

Aktorja e madhe Roza Anagnosti ka qenë gjimnaste me Vllazninë | Aktoret Shqiptare

Nga Teatri Migjeni Shkodër. Më poshtë, një shkrim nga Xhahid Bushati, marre nga libri, TEATRI MIGJENI – KUJTESA E NJË QYTETI.

Roza Xhuxha (Anagnosti)
(Kam vendosur të flas sot për bukurinë dhe kuptimin e dorëshkrimeve, sepse në ditët tona ende nuk ka një përfytyrim të qartë as për kuptimin, as për bukurinë e këtyre thesareve të fshehura) Stefan Cvajg

Aktorja-ikonë e skenës teatrore dhe e kinematografisë Roza Anagnosti (Xhuxha), sot në moshë mbi 75-tat, ecën ashtu ngadalë, e menduar, me buzëqeshje të fisme, pakëz melankolike, me një bukuri të pashoqe, e përmalluar, e rrethuar nga plot kujtime… Ngjit shkallët e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. E ndjekin pas dhe e rrethojnë lulet e bahçeve shkodrane. Aroma, këto, që gjenden veç në Shkodër! Dhe janë për ty, Rozë!

Ashtu thjesht, pa bujë, dinjitetshëm e gjithë fisnikëri, kjo Zonjë nuk ka ardhur si herë të tjera në qytetin e saj. Ka ardhur ndryshe… Ka ardhur me një mision. I përveçëm ky akt. Shkodrës, ku kaloi një pjesë të jetës së saj edhe artistike, me dashurinë e zemrës, ka vendosur që aktivitetin e saj magjik teatror shkodran, t’ia dhurojë. T’ia dhurojë me qytetarinë e saj që e karakterizon. Mbase duke shlyer një peng. Mbase duke lënë një amanet.

Fotografitë i ka mbledhur me kujdes nëpër vite. Pa u lodhur e pa u mërzitur. Siç janë nënat shkodrane. I ka vënë secilës fotografi një diçiturë. Më saktë i ka qëndisur me fjalë shpirti. Teatrit të qytetit të fëmijërisë e të rinisë po i lë edhe shkrimin e saj plot mall, që ka vlera të pazëvendsueshme.

Arkivi mban emrin e nderuar: Roza Anagnosti. Aty fle dhe zgjohet një pjesë e jetës së saj të çmueshme. Aty flenë dhe zgjohen fëmijëria, adoleshenca, babai, nëna, motra, vëllai, familja e gjyshit nga nëna, kushërinjtë e farë e fisi, mësuesit, shokët e shoqet, regjisorët, kolegët, miqtë, shkodranët… Aty flenë e zgjohen ëndrrat, të cilat nëpër vite çelën, disa u vyshkën, të tjerat çelën përsëri siç çelin trëndafilat. Malli, kujtimet, buzëqeshjet, ëndrrat, bota e një vajze të bukur!.. Bota me një qiell ëndrrash!..

Be the first to comment on "Aktorja e madhe Roza Anagnosti ka ditëlindjen sot/ Ja sa vjec bën artistja e madhe shqiptare…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*