Albi Nako rrëfehet me lot në sy/ Ehh, s’kam fat, nusen s’ma donin prindërit

Pas ndarjes nga Klaudia Pepa, koreografi Albi Nako më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha.
Gjithashtu u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre.

I ftuar në Wake Up, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Uedën kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan.
Nuk e di pse funksionon kështu.”

“Pse të martojnë me cdo femër që të shohin?”– iu drejtuan moderatorët.

“Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj atëherë që gjithçka bie në qetësi,”– u shpreh ai.

Ndërkohë Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen balerinë.

“Kur e pyeta pas asaj deklarate më tha se ishte një moment emocional por balerinë jo, le të jetë cfarë të jetë, edhe police, guzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo.
Ai e ka jetuar atë profesion, dhe është pak e cuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat i tha jo.
Gjithsesi atë e tha babai, por nuk është se …”- shpjegoi koreografi baletit.

Gjithashtu u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.

“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me rradhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyra me mjekime popullore u riktheva, por është një lloj problem gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e mosha të reja profesionale.
Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj por mund të kem kosto nga mbrapa,”– përfundoi Albi Nako.

Be the first to comment on "Albi Nako rrëfehet me lot në sy/ Ehh, s’kam fat, nusen s’ma donin prindërit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*