Alesia Bami thotë se jeton me 40 mijë lekë, Edi Manushi e nxjerr ”zbuluar”

Alesia Bami ka folur për herë të parë ditën e djeshme për rrogën e saj të parë dhe sa paguhet tani.

Në emisionin ‘E Diell’ ajo u shpreh se rroga e saj e parë ka qënë 30 mijë lekë të reja ndërsa tani ajo paguhet 40 mijë lekë të reja duke shtuar se se gjithçka ka të bëjë me mënyrën e menaxhimit të parave.

Por Edi Manushi nuk e besoi aspak dhe i kërkoi të heqë këpucët për të parë markën e tyre.

Madje në një moment ai i kontrolloi me dhëmbë edhe orën, për të parë nëse ishte flori.

Pjesë nga biseda:

Alesia: “Unë kur kam qenë më e vogël, rroga ime e parë në television ka qenë 30 mijë lekë. Jetoja me prindërit dhe kisha ndihmesa nga ta”.

“Kurse sot duke e parë mund të jetoj edhe me 40 mijë lekë”

Manushi: “Hiqi këpucët do të ta bëj llogarinë tani ty. E kam ndarë mendjen. Këpucët 400 euro, ora qenka flori”.

Alesia: “Më e keqja fare mund ta kalosh me 40 mijë lekë se gjithcka ka të bëjë me menaxhimin e gjërave”.

Be the first to comment on "Alesia Bami thotë se jeton me 40 mijë lekë, Edi Manushi e nxjerr ”zbuluar”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*