Alketa, Blendi, Cani dhe Manjola Nallbani fshehin burrat e gratë/ Po pse e bëjnë….

Të qënit një personazh i famshëm është një kosto që duhet të dish ta menaxhosh mirë.
Të shumtë janë personazhet e famshëm që mundohen ta mbajnë jetën e tyre personale dhe njerëzit e dashur larg syrit mediatik por që në një mënyrë a tjetrën kanë dështuar.
Por sido që të jetë kanë arritur të ruajnë me fanatizëm partnerët e tyre dhe jetën private.

Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura shqiptare dhe ka një karrierë të gjatë në televizion.
Alketa është përpjekur ta mbajë familjen e saj sa më larg mediave.
Nëse me fëmijët ka postuar në rrjete sociale disa herë foto, edhe pse nuk ua ka zbuluar fytyrën, bashkëshortin e saj nuk e kemi parë gjëkundi, ose thënë më mirë i kemi parë thjesht dorën!

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është padiskutim një personazh ndër të rrallët të llojit të tij në gazetarinë shqiptare.
Pak ditë më parë ai festoi 20-vjetorin e “Opinion”, një emision me të cilin ai është rritur në moshë dhe karrierë në gjithë këto vite ekperiencë televizive.
Fevziu poston shpeshherë foto me dy vajzat e tij në rrjete sociale, duke na treguar se është një baba i përkushtuar por daljet në publik me bashkëshorten apo fotot përkrah saj janë shumë por shumë të rralla.

Manjola Nallbani

Manjola Nallbani është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria.
Të gjithë e njohim si këngëtaren me zërin potent që shumë e kanë zili për talentin por edhe për format e saj të trupit, që dukshëm mund të konkurrojnë shumë 25-vjeçare.
Megjithatë Manjola rrallëherë flet për jetën e saj, apo të postojë foto me bashkëshortin.

Arian Çani

Arian Çani ka një karrierë të gjatë në gazetari dhe është me të vërtetë i vetëm në llojin e tij këtu në Shqipëri.
Gjithnjë ka qenë tip shumë spontan, i drejtpërdrejtë, moskokëçarës dhe pa komplekse gjë që vihet re në çdo episod të “Zonë e Lirë”.
Por kur vjen puna tek jeta në çift, Ariani rrallëherë bën dalje publike me të shoqen, duke zgjedhur kështu ta mbajë jetën e tij personale sa më hermetike.

Be the first to comment on "Alketa, Blendi, Cani dhe Manjola Nallbani fshehin burrat e gratë/ Po pse e bëjnë…."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*