Arbana Osmani ‘prezanton’ Diellin publikisht, por nuk është vetëm kaq por ajo (video)


Nuk kishte pritur askush që në një kohë kaq të shkurtër, kur i biri është vetëm disajavësh, Arbana Osmani ta “prezantonte” atë publikisht, aq më tepër përmes një videoje. Për një kohë shumë të gjatë, me Jonin, djalin e saj të madh, moderatorja e njohur e ekranit ka qenë e rezervuar për ta ndarë publikisht portretin e tij.

Por me Diellin, jo. Është dorëzuar. Ndoshta edhe sepse ky është një moment që nuk mund të mbahet dot për vete. Megjithëse është gjithmonë e hapur për çdo pyetje në lidhje me vogëlushin, kur është fjala për portretin, Arbana nuk bënte marrëveshje.

Natyrisht, Dielli është ende shumë i vogël dhe nuk mund t’jua shuajë kureshtjen se cilit prind i ngjan më shumë, megjithatë kjo video emocionuese ju lë të kuptoni se edhe Eduarti është aq i përkushtuar ndaj të birit, sa edhe vetë Arbana ka treguar gjatë bisedave me fansat.

Be the first to comment on "Arbana Osmani ‘prezanton’ Diellin publikisht, por nuk është vetëm kaq por ajo (video)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*