Armina Mevlani rrëfen njëher e mirë marrëdhënien e saj me vjehrrin

Armina Mevlani është mjaft aktive në Instagram dhe herë pas here u jep mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për gjërat që janë kuriozë të dinë për të.

Së fundmi Armina ka bërë një “ask me” dhe sigurisht nuk mund të mungonte pyetja: Si është si vjehërr Sali Berisha?

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin etj”,- përgjigjet Armina duke lënë të kuptohet se ajo dhe ish-kryeministri kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Prej vitesh Armina është në një lidhje me djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe shumë shpejt pritet që lidhjen e tyre shumë vjeçare ta kurorëzojnë me një martesë.

Be the first to comment on "Armina Mevlani rrëfen njëher e mirë marrëdhënien e saj me vjehrrin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*