Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha

Vajza e apasionuar për modën dhe reklamuese e shumë firmave të njohura, Armina Mevlani ka ndarë ditën e sotme disa detaje nga jeta e saj personale.

Prej vitesh në një raport me djalin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha, Shkelzen Berishën, dyshja presin ta finazlizojnw nw martesw raportin e tyre. Pyetjes se çfarë i pëlqën më shumë tek Shkelzeni ajo i është përgjigur kështu:

“Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi së bashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën dhe më pëlqen që është ai i zgjuar i kulturuar dhe i dashur.”

Ajo ka një lidhje të veçantë me Shkelzenin, dhe ka treguar ndër vite se ruan raporte shumë të mirë edhe me fëmijët e tij nga martesa e parë.

Por pyetjes mbi ish-kryeministrin Berisha, duket sikur Armina nuk i shpëton dot. E pyetur në lidhje me raportin që ka me të, Armina i është përgjigjur se Berisha është një dëgjues i mirë dhe nga ai ke çfarë meson sa herë që flet.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e Arminës.

Be the first to comment on "Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*