Artistët shqiptarë kanë mbetur pa një kokërr leku nga pandemia/ Ja gjesti i madh që bën Ardit Gjebrea për ta

Producenti i njohur Ardit Gjebrea ka bërë një njoftim të ri për fest ivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike”, duke nxjerrë njoftimin se festivali do të shpërblejë të gjithë artistët që arrijnë në finale dhe sigurisht fituesin, me një vlerë monetare të konsiderueshme.

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre, këngën është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i ‘Kënga Magjike’ ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit. Është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe!”, ka shkruar moderatori i njohur në postimin që ka realizuar.

Festivali “Kënga Magjike” këtë vit do realizohet duke nisur më 21 mars tek ‘E diela shqiptare’ me prezantimin e çdo konkurrenti dhe në 29 maj pritet të mbahet finalja e madhe.

Kujtojmë që vitin e kaluar nuk u organizua “Kënga Magjike” për shkak të pandemisë dhe këtë vit Arditi vendosi ta organizojë në stinë tjetër, atë pranverë-verë, ndryshe nga ajo vjeshtë-dimër që jemi mësuar. Në edicionin e vitit 2019-të, ndryshoi formula e votimit në “Kënga Magjike”. Edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike” erdhi me një koncept të ri.

Pasi u prezantua spoti i “Kënga Magjike 2019”, që ftonte këngëtarët të bëheshin pjesë e këtij edicioni, u publikua dhe formua e re.

Be the first to comment on "Artistët shqiptarë kanë mbetur pa një kokërr leku nga pandemia/ Ja gjesti i madh që bën Ardit Gjebrea për ta"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*