Artisti i madh Luftar Paja sot feston ditëlindjen/ E urojmë të gjithë shqiptarët: Gëzofsh jetën o njeri i madh…

Luftar Paja, artisti i madh shqiptar feston sot ditëlindjen. Aktori i sa e sa filmave bën sot 79 vjeç.

Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit” Luftar Paja u lind në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941, dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë.

Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor, ku u aktivizua që në vitet ‘50 në lëvizjen amatore të Patosit, Fierit etj. Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftari Paja është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969, për kontributin e dhënë në grupet amatore, me medaljen Naim Frashëri e klasit të parë.

Edhe pse ishte një profesionist i lindur, Luftar Paja u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit vetëm në vitin 1968. Për mëse 20 vjet ai ka dhënë një kontribut të veçantë për humorin shqiptar. Nga viti 1968 deri më 1991 ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet e dhëna nga Estrada, por edhe nga Teatri (në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit “Bylis”) në dramat-satirë “Vitet e paharruara”, dramatizim i mbështetur mbi motivet e romanit “Para Agimit” të Shefqet Musarajt.

Angazhimin në teatrin dramatik e vazhdoi edhe pasi u bë pjesë e Teatrit Kombëtar në 1993.

Be the first to comment on "Artisti i madh Luftar Paja sot feston ditëlindjen/ E urojmë të gjithë shqiptarët: Gëzofsh jetën o njeri i madh…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*