Bashkëshortja e “Osmanit” feston ditëlindjen, aktori i bën surprizën e ëmbël…

Burak Ozçivit është jo vetëm një talent i kinematografisë turke dhe një nga aktorët më të paguar, por edhe një familjar shumë i përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Bashkëshortja e Burakut, Fahriye Evcen festoi dje ditëlindjen dhe në këtë ditë të rëndësishme mori një surprizë shumë të ëmbël.

Ndonëse i zënë me xhirimet e serialit “Osmani”, Burak e surprizoi bashkëshorten me një tortë në të cilën ishte vendosur foto e saj me djalin e tyre. “Sa më shumë vite të lumtura si familje”-shkruhej në tortë.

Surprizën e tregoi vetë Fahriye me një postim në Instagram duke i shprehur dashurinë publikisht Burakut. “Të dua zemra ime”-shkruajti bukuroshja turke.

Be the first to comment on "Bashkëshortja e “Osmanit” feston ditëlindjen, aktori i bën surprizën e ëmbël…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*