Befasuese, Kader e serialit ‘Lule të vetmuara’ qenka vajza e aktores së njohur turke…

Seriali turk “Lule të vetmuara” ka patur shumë shikueshmëri që në episodet e para dhe publikut i ka pëlqyer shumë historia e këtij seriali.

Një nga personazhet kryesor të “Luleve të vetmuara” është Kaderi.

Ajo luan rolin e një vajze e cila është vazhdimisht në kërkim të prindërve të saj.

Kader në jetën reale quhet Çagla Irmak dhe është e bija e një aktoreje shumë të famshme turke. Atë e njihni edhe ju pasi ka luajtur në disa seriale që janë transmetuar në Shqipëri.

Nëna e Kaderit në jetën reale quhet Hulya Gulsen Irmak.

Ajo ka luajtur rolin e Hafizes në serialin “Mos u dorëzo” që është transmetuar në Vizion plus dhe rolin e Dilberit në serialin “Trumcaku”.

Be the first to comment on "Befasuese, Kader e serialit ‘Lule të vetmuara’ qenka vajza e aktores së njohur turke…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*