Blendi Fevziu tregon çudinë e madhe me të cilën u përball në qytetin e Elbasan…


Nisur nga ngjarjet e shumta automobilistike që kanë ndodhur javët e fundit në vendin tonë, mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ u diskutua për sigurinë e rrugëve në Shqipëri.

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ka rrugë në Shqipëri që nuk kanë vijëzime dhe se këto bëhen problem për makinat.

Teksa fliste për një udhëtim të tijin në Labinot Fushë, tha se makina i nxirrte shenja dhe e lajmëronte se mund të aksidentohej, kur në fakt nuk po ndodhte diçka e tillë.

“Po marr dy raste. Po udhëtoja javën e fundit nga Elbasani në Labinot Fushë është një rrugë që nuk kuptohet ku është vijëzimi. Makina ime që kërkon vijëzim frenonte vetë, i dilnin shenja, i dilte një këmbë ure që aty as nuk ishte, por që mua më dilte që ishte burim aksidenti,” – tha Fevziu.

Be the first to comment on "Blendi Fevziu tregon çudinë e madhe me të cilën u përball në qytetin e Elbasan…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*