Burri 93 vjeç ndahet nga gruaja 86 vjeçe: Kam gjetur tjetër nuk të dua më ty plakë, dua lirinë time…


Ai është 93 vjeç dhe ajo 86 vjeçe. Por pavarësisht moshës nuk është asnjëherë vonë për të filluar nga e para. Kështu duhet të ketë menduar një pensionist nga Arezzo i Italisë, i cili vendosi që të ndahej nga bashkëshortja e tij, 7 vite më e re se ai.

Sikur ndodh në shumë martesa, edhe në këtë rast ka hyrë në skenë një person i tretë, një zonjë pak a shumë e moshës së çiftit. Sipas mediave italiane, 93-vjeçari e ka njohur atë në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht me të.

Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë. Në fillim 86-vjeçarja nuk ka pranuar që të ndahet nga i shoqi në mënyrë konsensuale. Por më pas i është nënshtruar presionit të ish-partnerit dhe ka pranuar të divo rcohet.

Të enjten e kaluar, në gjyk atën civile Aretine, u mor vendimi i përbashkët që t’i jepnin fund martesës së tyre të gjatë. Që në fillim 93-vjeçari ka qenë i vendosur për ndarjen nga ish-gruaja e tij. “Dua lirinë time, dua të rindërtoj jetën time”, i ka thënë pensionisti avokatit, Marco Acquisti, kur ka shkuar në studionin e tij për të nisur procedurat për di vorc.

Be the first to comment on "Burri 93 vjeç ndahet nga gruaja 86 vjeçe: Kam gjetur tjetër nuk të dua më ty plakë, dua lirinë time…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*