Burri i Almedës ja mbyll gojën gazetarit turk që tha shqiptarët janë kokëfortë; Nuk është e vërtetë kjo, dhe unë shqiptar jam

Almeda dhe Tolgahan ishin të ftuar në një emision turk së fundmi ku për herë të parë u shfaqën në një studio televizive së bashku me djalin e tyre, Efehan.

Almeda dhe Tolga debatojnë live në emision, modelja: Gjithë ditën luan playstation, kam ndarë katet – Balkanweb.com – News24

“Thonë se shqiptarët janë shumë kokëfortë”, i tha prezantuesja Almedës. Këtu Tolgahan qeshi dhe tha me ironi: “Jooo, fare!”. “Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga.

Aktori tregoi se Almeda është shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë për ta bindur për diçka. Ai mori shembull një rast kur Almedës të gjithë i thonin se i shkon shumë një veshje, ndërsa ajo nuk e pëlqente aspak dhe askush nuk e bindi dot ta vishte.

Edhe Almeda nga ana tjetër kishte një ankesë për Tolgën. Bukuroshja shqiptare tha se ai vonon shumë për t’u bërë gati për shkak se rri shumë gjatë duke rregulluar flokët.

Be the first to comment on "Burri i Almedës ja mbyll gojën gazetarit turk që tha shqiptarët janë kokëfortë; Nuk është e vërtetë kjo, dhe unë shqiptar jam"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*