Burri i Bora Zemanit tregon momentin prekës/ Ditën që lindi im bir, humba tim atë

Të gjithë sot nuk i shpëtojmë dot efekteve të aplikacioneve, kështu ka ndodhur edhe me Vin Velin, i cili ka zgjedhur ta postojë në Instagram foton me efektin se si ai do të dukej në moshë të madhe.

Stafi e shfaqi në studio foton, dhe Veli na tregoi se edhe në atë moshë e shihte veten duke punuar si DJ. Ai zbuloi se në atë portret ngjante shumë me babanë e tij, ndaj kishte vendosur ta publikonte.

Vin Veli ndau një moment të dhimb shëm te Ola, ku rrëfeu se babai i tij kishte ikur jo vetëm para kohe nga jeta por edhe papritur, pasi kishte pësuar a tak ka rdiak. Një moment shumë i vështirë për DJ dhe familjarët e tij, pasi humbja e njeriut të tyre të shtrenjtë erdhi vetëm 2-3 orë pasi në jetë kishte ardhur nipi i tyre, të cilin babai i Vin Velit mundi ta shihte vetëm në foto.

Veli rrëfeu mes emocioneve marrëdhënien që ka patur me të atin. Ai e kujton si një njeri shumë të dashur që nuk e ka ndaluar kurrë për gjërat që ai ka dëshiruar, përfshi këtu as për dëshirën e madhe që Vin Veli kishte për t’u bërë DJ, pasion i cili ndonjëherë e ka penguar për t’iu përkushtuar plotësisht mësimeve.

Ndërkohë që tregoi për raportin që ka me nënën dhe të vëllanë, tha se ata i ka afër, ndërsa motrën e ka në Amerikë. “Më mungon shumë motra dhe dy fëmijët të cilët nuk i kam parë për shkak të pandemisë”, tha ai.

Be the first to comment on "Burri i Bora Zemanit tregon momentin prekës/ Ditën që lindi im bir, humba tim atë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*