Ç’ka Ndodhur Sot Me Fotininë Dhe Danjelin

Çifti fitues i edicionit të 9 të “Big Brother”, pas mbarimit të këtij reality show për një kohë të gjatë ishin në qendër të vëmendjes së mediave.

Rreth një viti më parë u përfol se Fotini dhe Danjel ishin ndarë por çifti i mohoi thashethemet duke postuar shpesh foto me njëri-tjetrin e duke treguar se janë shumë të dashuruar.

Më pas çifti deklaroi se do të mbanin dasmën që të gjithë mezi e kishin pritur.
Mirëpo kanë kaluar shumë muaj që nga deklaratat e tyre të fundit dhe Fotini e Danjel janë zhdukur.
Profili i tyre në Instagram “La fo da” nuk ekziston por vetëm faqe të fansave që mbajnë emrin e tyre.

Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur me çiftin e preferuar të publikut dhe fakti që ata nuk janë më aktiv në rrjete sociale prej shumë kohësh, me siguri do rinisë thashethemet për ndarje.Pamjet KE TU.

Be the first to comment on "Ç’ka Ndodhur Sot Me Fotininë Dhe Danjelin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*