Dalin Detaje/ Ja Kush Është Njeriu Që Po I Tregon ”Të Palarat” E Ramës, Merkelit,

Dalin detaje/ Ja kush është njeriu që po i tregon ”të palarat” e Ramës, Merkelit,

Dalin detaje/ Ja kush është njeriu që po i tregon ”të palarat” e Ramës, Merkelit,

Numri dy i grupit më të madh parlamentar gjerman, CDU/CSU, Johan David Wadephull ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

After Merkel, Rama meets with EC President | Radio Tirana …
Po kush është Wadephul?

Johann David Wadephul është një njeri tejet i afërt i Merkelit dhe i shefes së BE, Von der Leyen me të cilën ka punuar ngushtë për hartimin e strategjisë për politikën e jashtme të koalicionit të sotëm qeverisës. Ky ish-avokat nga Kieli i Gjermanisë ka qenë pjesë e CDU që përpara katër dekadash. Ai është një nga anëtarët më të zëshëm të komisionit të jashtëm të Bundestagut, ku është marrë kryesisht me vendet e lindjes së mesme, gjirin Persik, Iranin, Rusinë, Bjellorusinë dhe natyrisht Ballkanin Perendimor.Në këtë kuadër ai ka qenë i njohur edhe në Shqipëri. Ndryshe nga kolegu i tij Krichbaum, i cili i ka artikuluar herët kritikat ndaj regjimit të Ramës dhe i cili paralajmëroi i pari kushtet ndaj vendit tonë, Johann David Wadephul, ka qenë më i ekuilibruar në gjykimin e politikës së brendshme të Shqipërisë. Ai ka qenë kundër djegies së mandateve nga opozita, duke i bërë asaj thirrje: “Mos u mbyllni përgjithmonë”.

Ai ka përshëndetur disa vendime të qeverisë Rama si ai për ta hapur vendin për pritjen e refugjatëve, një lëvizje që kryeministri e ndërmori si shkelje syri ndaj Gjermanisë për të hapur negociatat. Wadephul deklaroi disa herë se Gjermania është pro Shqipërisë në këtë proces dhe se ajo po bën të gjitha përpjekjet për të bindur Francën që të mos përdorë veton e saj për hapjen e negociatave.Pra, ky aleat i krahut të djathtë, ndonëse i përket të njëjtit spektër si PD-ja, nuk mund të konsiderohej mes kundërshtarëve të Edi Ramës në Berlin. Por pika ku ai u thye, ndodhi diku në pranverën e vitit të shkuar, kur ai kuptoi se ato që po ndodhnin, nuk ishin thjeshtë probleme të një demokracie në tranzicion, por një përpjekje e Ramës për të instaluar një regjim njëpartiak në vend.

Ndoshta ky është edhe momenti i fundit që e bindi numrin dy të CDU/CSU-së t’i ashpërsojë qëndrimet. Ai u bë strumbullari i marrëveshjes për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës, i bindur se kjo e fundit nuk mund të qëndrojë më jashtë sistemit.

Kur Edi Rama provokoi rëndshëm konsensusin fraxhil të sapo arritur, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, reagimi i Wadephul ishte larg qëndrimeve të ekuilibruara që kishte mbajtur më parë.

Ai e etiketoi këtë akt të nxituar dhe të dhunshëm, duke e shoqëruar me një pyetje retorike: “A kishin të drejtë kundërshtarët e mi politikë të parlamenteve të ndryshme, kur refuzonin hapjen e negociatave me Shqipërinë?”

Be the first to comment on "Dalin Detaje/ Ja Kush Është Njeriu Që Po I Tregon ”Të Palarat” E Ramës, Merkelit,"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*