Ditë pranvere : Moti vjen me surpriza këtë javë, mësoni se si do të jenë temperaturat duke filluar nga dita e nesërme

Kjo javë do të nisë me ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dhe reshje shiu deri të martën.

Reshjet parashikohen në intensitet të ulët dhe përkohësisht në bregdet e veriperëndim dhe me intensitet mesatar.

Në mesjavë do të ushtrojë ndimimin moti i qendrueshëm me prani vlerash të larta të presionit atmosferik

Moti përgjithësisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakëta deri mesatare.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga një valëzim 3 deri 4 ballë deri të martën. Më tej deti kryesisht i qetë.

Moti me diell dhe era e ngrohtë do të sjellin rritje graduale temperaturash vecanërisht gjatë orëve të mesditës.

Be the first to comment on "Ditë pranvere : Moti vjen me surpriza këtë javë, mësoni se si do të jenë temperaturat duke filluar nga dita e nesërme"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*