Ditë zie për Rudina Dembacajn, humb njeriun e familjes

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka humbur të atin e saj, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka dhënë vetë Rudina përmes një postimi në Instagram, ku ka zgjedhur fjalët më prekëse për të përshkruar largimin e të atit.

”I shtrenjti im, më thave shpirtin!
Lamtumirë diell zemre!
Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj’, shkruan Dembacaj.

Kujtojmë se disa ditë më parë festoi ditëlindjen e 33-të, ku shprehej se atë ditë të shënuar do ta kalonte pikërisht në dyert e spitalit.

Be the first to comment on "Ditë zie për Rudina Dembacajn, humb njeriun e familjes"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*