Dje i tha je pa shkollë Arjani/ Elvisit nuk i del e keqja: Hedh foto: Ja ku kam udhëtuar, do bëj telenovelë…


Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, u zbulua se Sara dhe Riniani ishin puthur në prapaskenë. Sara tha se puthja e tyre kishte ndodhur ak sident alisht gjatë takimit si shokë ndërsa Riniani tha se Sara e kishte bërë qëllimisht.

Arjan Konomi u shpreh se këndvështrimi i secilit për puthjen varet nga mentaliteti. Sipas opinionistit, Sara ka një mentalitet perëndimor, sipas të cilit njerëzit puthen në buzë për t’u përshëndetur në shoqëri dhe s’ka asgjë të keqe.

Elvisi ndërhyri dhe tha se puthja në buzë nuk është aspak çështje mentaliteti. Arjani iu kthye Elvisit duke i thënë se ai nuk dinte mjaftueshëm dhe është i paarsimuar.

Pas debatit me Arjanin, Elvisi ka reaguar me disa postime në Instastory, ku tregon me fakte që ka udhëtuar në shumë vende të Europës e nuk është i pakulturuar.

Be the first to comment on "Dje i tha je pa shkollë Arjani/ Elvisit nuk i del e keqja: Hedh foto: Ja ku kam udhëtuar, do bëj telenovelë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*