Doni të largoni rrudhat nga qafa dhe fytyra? Përdoni këtë përbërës çdo ditë, mund ta bëni vetë në shtëpi

Qafa duhet të ketë vëmendjen e duhur po aq sa edhe pjesa tjetër e trupit, duke e pastruar dhe hidratuar çdo ditë, pasi ajo kërkon vëmendje të veçantë, njëlloj si lëkura e fytyrës. Të njëjtat trajtime që i bëni fytyrës, duhet t’ia bëni edhe qafës.

Hapi i parë për ta mbajtur lëkurën të butë dhe qafën të bukur është pastrimi (scrub) i rregullt. Rekomandohet të bëni pastrim një herë në javë, pasi duke e bërë më shpesh mund të ir.rit.ohet lëkura, veçanërisht nëqoftëse ajo është e thatë ose delikate. Për të hequr qelizat e vd. ekura të lëkurës, përdorni një nga produktet e mëposhtme ose një kombinim të këtyre: sodë buke, sheqer, kripë deti.

Përzieni këto përbërës me pak vaj bajameje apo xhel nga aloe vera dhe masazhoni lehtë zonën. Bëjeni atë butë, pa shtypur, duke krijuar rrathë nga gjoksi në mjekër. Më pas, e shpëlani me ujë të ftohtë për të mbyllur poret dhe lyeni zonën me një krem zbutës.

E pastroni në thellësi: Si të pastroni lëkurën e qafës në thellësi? Maska me argjilë është një zgjidhje shumë e mirë, si dhe në rast se keni fytyrë të yndyrshme ose të kombinuar mund ta aplikoni në fytyrë dhe qafë.

Rekomandohet përdorimi i argjilës së gjelbër ose rozë: për ta përgatitur thjesht përzieni pluhurin e argjilës me ujë derisa të merrni një brumë që mund të përhapet lehtësisht.

Për përzierje përdorni një tenxhere balte, qelqi apo druri, por kurrë metali, pasi ajo do të anulojë vetitë terapeutike të argjilës. Aplikoni maskën, duke shmangur sytë dhe buzët dhe e mbani të thatë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një krem zbutës.

E hidratoni atë çdo ditë: Për të hidratuar qafën përdorni të njëjtin krem zbutës që përdorni edhe për fytyrën tuaj. Qafa është po aq e ndjeshme sa lëkura e fytyrës dhe ndikohet nga kalimi i kohës dhe humbet tonifikimin nëse nuk merr kujdesin e duhur

Be the first to comment on "Doni të largoni rrudhat nga qafa dhe fytyra? Përdoni këtë përbërës çdo ditë, mund ta bëni vetë në shtëpi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*