E akuzojnë se imiton Ermalin dhe Besin, por si përgjigjet Olsi Bylyku?VIDEO

Olsi Bylyku ishte i ftuar në emisionin “Expuls” në RTV Ora dhe foli pa dorashka për të gjitha çështjet që u diskutuan. Mes tyre, një pikëpyetje që e kanë pasur disa njerëz, ka qenë nëse ai kopjon apo është frymëzuar nga Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi. Për Besin njerëzit nisen nga rolet e tij në televizion, ndërsa me Ermalin e lidhin për shkak të natyrës së emisionit “Roped with Olsi”. Dhe sigurisht që ai dha një përgjigje të sinqertë, pa u hequr meritat kolegëve.

“Unë nuk e marr për ofendim të më thonë që dukem si Ermali ose si Besi. Të dy janë dy figura shumë të suksesshme, sidomos në fushën ku jam unë. Dhe sigurisht nëse do arrij diku si Ermali ose si Besi, prapë është sukses për mua,” –është shprehur Olsi, duke theksuar më pas se nuk është përpjekur në asnjë moment të imitojë asnjërin nga ata.

“Por unë kurrë nuk kam marrë asnjë indicie, qoftë nga Besi apo qoftë nga Ermali. Me Ermalin nuk është se kam ndenjur, ndërsa me Besin kam ndenjur 24 orë të ditës dhe nuk kam marrë gjëra nga ai që i kam bërë ashtu si ai. Edhe për Ermalin që është komentuar për emisionin, unë e prisja që në puntatën e parë, për të vetmen arsye që ai bëri ‘Late Night Show-n’ e parë në ato përmasa. Por me kalimin e kohës njerëzit nuk komentojnë më në lidhje me këtë, sepse e kanë parë formulën e emisionit që nuk ka lidhje me emisionet e tjera.”

Me pak fjalë, nuk paska asgjë të vërtetë në gjithë këtë.

Be the first to comment on "E akuzojnë se imiton Ermalin dhe Besin, por si përgjigjet Olsi Bylyku?VIDEO"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*