E harroi Jonidën si kunatë/ Bora Zemani i uron mirëseardhjen kunatës së re, vajzës së ministrit : Jemi një familje ne tani

Një nga gjërat që ngjall më shumë kuriozitet në rrjet janë çiftet që nuk i kanë ditur më parë.

Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se ata shpesh i mohojnë lidhjet, por në fund kapen duke publikuar foto nga i njëjti vend si për të ndezur imagjinatën dhe kuriozitetin e të tjerëve.

Që nga dje, çifti më i ri që është vënë në piketë nga rrjeti është aktori vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi.

Dje dyshja ndanë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo. ama detaje të reja dalin në dritë nga vëzhgimi i posteve në Instagram. Aleksia ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum të ideuar nga linja e moderatores, Bora Zemani në Instagram duke konfirmuar kështu se marrëdhënia mes çiftit tashmë është edhe më familjare.

Kujtojmë që Bora është e dashura e vëllait binjak të Romeos, Donaldi, e cila më herët ka pasur raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën, Jonida Maliqin. /albeu.com/

Be the first to comment on "E harroi Jonidën si kunatë/ Bora Zemani i uron mirëseardhjen kunatës së re, vajzës së ministrit : Jemi një familje ne tani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*