E pyesin përse nuk je martuar akoma ti se shkove shumë vjeçe? Habit me përgjigjen Anxhela Peristeri…

“Pse nuk je martuar akoma?” është një prej pyetjeve më të sikletshme, me të cilën Anxhela Peristeri tashmë është mësuar sa herë është e ftuar në programe televizive.

Edhe sonte, nga “Piter Pani” nuk e anashkaloi dot nga fëmijët. Këngëtarja korçare, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar 35-vjetorin e lindjes, gjithmonë ka zgjedhur të mos e ndajë me publikun jetën e saj personale, por sonte zgjodhi që të japë një përgjigje ndryshe për të njëjtën pyetje.

Kështu, kureshtjes së fëmijëve “Pse nuk je martuar akoma, sepse je e madhe?”, Anxhela iu përgjigj se mund ta bëjë këtë, pasi të këndojë edhe në Eurosong: “Unë e di që jam kaq e madhe dhe e di që nuk jam martuar akoma, por them të bëj njëherë këtë Eurovizionin, të shkoj njëherë atje dhe pastaj të martohem”, – tha ajo me të qeshur si për t’i bërë bisht edhe këtë herë.

Ndërsa pyetjen e Alketës nëse e ka gjetur dashurinë e jetës, Anxhela preferoi ta shmangë: “Nëse nuk e kam gjetur, do ta gjej”.

Këngëtarja theksoi edhe një herë se jetën private dëshiron që ta mbajë për vete, sepse, sipas saj, ku i dihet si shkojnë gjërat deri në fund: “Ku i dihet, ku i dihet ç’ndodh dhe ndërrohet…”

Be the first to comment on "E pyesin përse nuk je martuar akoma ti se shkove shumë vjeçe? Habit me përgjigjen Anxhela Peristeri…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*