Emina Çunmulajn e bekon Zoti me një tjetër fëmijë: Mezi po pres të njohë djalin tim…

Emina Çunmulaj shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja shqiptare përmes një fotografie të ëmbël me dy vajzat e saj, Mia Soraya dhe Ella Faria.

Ajo ka pozuar me vogëlushet dhe të trejja mbajnë veshur një trupore të zezë, që i zbulon Eminës barkun e rrumbullakosur. Përmes veshjes, Emina ka zbuluar edhe gjininë e bebushit.

“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhet në truporet e vajzave, që do të thotë se Emina është në pritje të një djali.

Be the first to comment on "Emina Çunmulajn e bekon Zoti me një tjetër fëmijë: Mezi po pres të njohë djalin tim…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*