Endri Prifti: Humba 50 milionë për dy ditë, mi morën…

Ai njihet si njeri që jo gjithmonë e kontrollon atë që thotë. Këngëtari korçar Endri Prifti për dy ditë ka humbur 50 milionë lekë në baste. Lajmin e ben me dije vete ai ne nje postim ne rrjetet sociale.

Sipas tij, për këtë fajin e ka shteti që lejon baste të paligjshme.

“Para një jave, duke ditur adrenalinën time mbas koncerteve, një grup shokësh shkojmë në një lokal dhe aty kishte lojra fat, të cilat juve i ndaluat. Më morën për 2 ditë 15 milion kesh tek ky lokal në një zonë nga pazari i ri dhe nuk ju mjaftoi kjo por më futën në celular edhe 30 mijë euro baste sportive.
Mi futën pikë në kompjuten dhe tani duan lektë kesh. Kjo është e paligjshme, e padrejtë kanë vite të tëra që merren me mua me të njëjtën mënyrë…”, shkruan ai.

Ai vazhdon më tej, duke u ankuar se 6 muaj më parë i hoqën edhe lejen e drejtimit, ndërsa në fund kërkon reagim nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta.

“Ju lutem merrni masa për këto situata të turpshme në vendin tonë të bukur dhe në popullin tonë të pafajshëm”.

Be the first to comment on "Endri Prifti: Humba 50 milionë për dy ditë, mi morën…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*