Eni Shehu habit te gjithe me ate qe i ndodhi: Më hodhën rrogën e Eni Çobanit gabimisht në llogarinë time, shyqyr që nuk e harxhova se ishte..

Moderatori i njohur per te gjithe Eni Shehu ishte i ftuar diten e djeshme në emisionin Rudina në Tv Klan. Disa kohë më parë, Rudina Magjistari kishte ftuar Eni Çobanin në emision por ka ngatërruar mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu.

Pas këtij incidenti të vogël, moderatori Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu.
Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.

Eni Shehu: Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ja rimbursoja.

Nuk e vura re sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore.

Be the first to comment on "Eni Shehu habit te gjithe me ate qe i ndodhi: Më hodhën rrogën e Eni Çobanit gabimisht në llogarinë time, shyqyr që nuk e harxhova se ishte.."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*