Floriana lë Zvicrën dhe i futet politikës në Shqipëri. E papritur zgjedhja e saj për këtë parti…


Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Floriana Garo jeton prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen.

Mësohet se së fundmi, bukuroshja do të vijë në Shqipëri dhe arsyet janë politike. “Ish-moderatorja e Tv Klan do të jetë pjesë e fushatës së Lulzim Bashës”.

Ajo ka qenë më përpara pjesë e intervistave të ndryshme në Shqipëri, ku nuk ka ngurruar që të shprehë rezervat ndaj qeverisjes aktuale.

“E shoh një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo”, është shprehur në një intervistë Floriana.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse Garo do të jetë pjesë e fushatës së PD-së apo do të jetë kandidate për deputete në Tiranë.

Be the first to comment on "Floriana lë Zvicrën dhe i futet politikës në Shqipëri. E papritur zgjedhja e saj për këtë parti…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*