FOTOT/ Burg në shtëpi, 29 vjeçarja mbahet në kafaz nga familja pasi…

FOTOT/ Burg në shtëpi, 29 vjeçarja mbahet në kafaz nga familja pasi…

FOTOT/ Burg në shtëpi, 29 vjeçarja mbahet në kafaz nga familja pasi…

Një vajzë e re është mbyllur në kafaz prej pesë vitesh nga familjarët e saj në Filipine, të cilët thonë se nuk mund të paguajnë kurat për sëmundjen e saj mendore.

29 vjeçarja Bebe punonte në një dyqan në qytetin e saj dhe ëndërronte të bëhej modele profesioniste, para se të diagnostikohej me “depresion psikotik” në 2014.
Gjendja e saj e bënte të vuante nga haluçinacione dhe ajo u shtrua në spitalin psikiatrik të provincës Negros Occidental.

Pas një vit mjekimesh Bebe tregoi shenja përmirësimi dhe doktorët ishin optimistë për gjendjen e saj.

Ajo u lejua të kthehej në shtëpi por situata mori një kthesë të keqe në 2015 kur babai i saj u sëmur dhe familja nuk mund të paguante mjekimet e vajzës.

Pa mjekimet, asaj iu rikthyen episodet depresive dhe haluçinacionet.

Mikja e familjes Glyzel Bullos, tha se në disa raste Bebe bëhej aq e dhunshme sa familja u detyrua ta mbyllte në kafaz për sigurinë e saj.

Për të ndaluar që Bebe të largohej, familja ndërtoi një kafaz të vogël brenda shtëpisë.



Be the first to comment on "FOTOT/ Burg në shtëpi, 29 vjeçarja mbahet në kafaz nga familja pasi…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*