Gjermania bën të mirë e madhe për shqiptarët/ Jep ndihma dhe investime me vlerën e 124.9 milionë euro

Qeveria gjermane dhe ajo shqiptare kanë nënshkruar ditën e sotme tre marrëveshje për bashkëpunim financiar për zhvillim të qëndrueshëm.

Ambasada gjermane ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se bëhet fjalë për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e administrimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit të jugut dhe zonës Korçë-Pogradec.

Kjo mbështetje do të vijë në formën e kredive të buta. Mësohet se investimi në këto tre projekte arrin në shumën e 124.9 milionë Eurove.

Be the first to comment on "Gjermania bën të mirë e madhe për shqiptarët/ Jep ndihma dhe investime me vlerën e 124.9 milionë euro"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*