Gruaja e rralle shqiptare qe kujdeset per 80 dhi…

Mund të jenë të bardha, të zeza, me ose pa brirë, janë 80 krerë dhi që dalin nga dera prej druri e një ferme në fshatin Shtupel të Komunës së Klinës. Personi që kujdeset për to është fermerja Suzana Temaj.

Ajo e nisi këtë aktivitet të sajin personal para 3 vitesh dhe pranë e dy qenve ajo thotë për Sot të KTV-së se dhitë i con për të kullotur çdo ditë në pjesën malore të fshatit.

Sipas saj, kohezgjatja e kullotjes ndryshon sipas stinëve të vitit dhe përveç barit, gjetheve apo sanës, Suzana tregon se ajo aty mbjell edhe grurë për t’u siguruar bagëtive ushqim sa më cilësor.

Dhe cilësia e ushqimit, sipas Temajt, ndikon shumë në sasinë e qumështit qe nxjerr nga në të gjitha dhitë qumështore me anë të makinës mjelëse.

Në këtë mënyrë ajo siguron edhe kosin, djathin e gjizën dhe i shet ato që të fitojë financiarisht para pë familjen e saj.

Ka edhe raste kur Suzana kryen punët e një veterinareje pasi sipas saj kafshët e imëta nuk dinë të mbrohen nga rreziqet që u kanosen.

Në planet e saj është zgjerimi dhe shtimi i numri të këtyre kafshëve. Por, për këtë, Temaj thotë se i duhet më shumë ndihmë nga shteti qw së fundmi i ka siguruar edhe ujin.

Ndërsa, sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përveç ndihmave në trajtë subvencionesh, ndihmë duhet të ketë edhe nga komunat.

“Fermerët aplikues mbështeten për investimet e realizuara në ferma (grantet pa kthim), nga 60–65% të investimit të realizuar. Investimet përfshijnë: ngritjen e stallave, infrastrukturës në fermë, pajisje dhe mekanizëm sipas llojit të veprimtarisë. Nga Plani për zhvillim rural përfitojnë edhe industria përpunuese për të gjitha llojet e prodhimeve blegtorale: qumështi, mishi dhe mjalti. Edhe industria përpunuese e prodhimeve blegtorale mbështetet (granti pa kthim), me 60% të kostos së investimeve.

Investimet përfshijnë: ngritjen e objekteve, renovimin dhe zgjerimin e kapaciteteve aktuale të objekteve, kompletimin e linjave teknologjike dhe implementimin e standardeve të sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit. Në kuadër të investimeve, sipas Planit për zhvillim rural, industria përpunuese mund të përfitojë edhe për promovim dhe marketing.

Përmes Programit për pagesa direkte (subvencionet) përfitojnë fermerët të cilët plotësojnë kriteret sipas legjislacionit. Pagesa direkte bëhen për njësi krerë kafshë blegtorale, njësi litër dhe kg. të prodhuar, familje bletësh dhe pulë vojse”, ka thënë Ministria e Bujqësisë.

Be the first to comment on "Gruaja e rralle shqiptare qe kujdeset per 80 dhi…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*