Historia e trishtë që vjen nga Fieri/ Nëna nxjerr shëtitje vajzën e saj të sëmurë, mesazhi i fortë përmes trëndafilave: Rrini në shtëpi për veten dhe Ertën (VIDEO)

Një histori e trishtë vjen në këtë kohë pandemie nga Fieri. Erta është një vajzë 11-vjeccare që vuan nga epilepsia dhe paraliza cerebrale spastike dhe nuk ecën, nuk flet dhe nuk shikon. Pas një periudhe të gjatë karantine në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, nëna e saj, këtë të shtunë ka nxjerrë vajzën në një shëtitje, ndërsa ka shpërndarë edhe lule me mesazhe për të moshuarit dhe fëmijët.

“Rrini në shtëpi, për veten, për Ertën dhe të gjithë fëmijët”, dëgjohet nëna teksa u thotë qytetarëve, ndërsa u jep atyre nga një trëndafil.

Me shpresën se një ditë Erta do të shërohet, prindërit e saj, i bëjnë apel të gjithëve të tregohen të kujdesshëm për shkak të situatës me COVID-19, të mbrojnë veten dhe njerëzit që i rrethojnë.

Be the first to comment on "Historia e trishtë që vjen nga Fieri/ Nëna nxjerr shëtitje vajzën e saj të sëmurë, mesazhi i fortë përmes trëndafilave: Rrini në shtëpi për veten dhe Ertën (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.

*