I ati me probleme shëndetësore, Rudina Dembacaj prek me postimin

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar, që kur bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo nuk heziton të publikojë foto apo video nga përditshmëria, ku shoqërohet dhe nga partneri i saj. Ndonëse në fillim u tregua e rezervuar duke bllokuar komentet në fotot ku shfaqej me të, tashmë i ka lënë të lirë të gjithë të thonë atë që mendojnë.

Por ditën e sotme moderatorja i ka prekur të gjithë me postimet e fundit në ‘Instastory’. Ajo ka treguar se babai i saj është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Rudina ka zgjedhur të falenderojë me disa fjalë zemre bluzat e bardha që po kujdesen shumë për babain e saj.

Be the first to comment on "I ati me probleme shëndetësore, Rudina Dembacaj prek me postimin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*