I gjeti nuse shqiptare nga Kuksi/ Burri shqiptar i Kosovës i tregon të gjitha: I dhashë 1000 euro, po pastaj nusja…

Një qytetar nga Gjakova ka treguar se si u mashtrua nga një i afërm i tij për t’u martuar me një grua shqiptare.

Afrimi ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të treguar historinë e tij të dhimbshme.

Atij i kishte vd ekur gruaja para katër vitesh dhe më pas humb edhe nënën dhe vajzën e tij.

Djali i tezes së tij e kishte parë të mërzitur kur i kishte shkuar për vizitë dhe i thotë djalit të Afrimit, Rizait që të martonte babain dhe Rizai i thotë që ta gjejë gruan dhe e martojnë. Me njohje, një djalë nga Kuksi Almiri i thotë Afrimit do të të sjell Rozën dhe Lorenën të cilat motra, por në të vërtetë ato rezultuan të ishin kushërira dhe jo motra.

Afrimit i kishin thënë që asaj i ka vd ekur burri dhe ka vetëm 1 vajzë, por në të vërtetë ajo kishte 3 fëmijë. Para se ta takonte Lorenën, Afrimi tregon se e ka parë në foto dhe nuk i ka pëlqyer, por u detyrua ta njihte për shkak të djalit të tij dhe djalit të tezes. Herën e parë kur e takoi nuk i pëlqeu, kurse kur e takoi herën e dytë e pëlqeu. Pasi u bënë 52 ditë nga vdekja e nënës dhe vajzës së tij ai u martua me Lorenën.

Por Almiri personi që ishte futur si shkues pas njohjes së çiftit i ka kërkuar 150 euro kapar që mos prishej shkuesia nga ai dhe Lorena.

Ai është martuar me Lorenën nga Tirana, ka qëndruar vetëm 3 muaj me të dhe më pas ajo ka ikur.

Afrimi: Pasi u çuam Almiri tha duhet të më lësh 150 euro kapar që mos luaja unë dhe Lorena.

Ardit Gjebrea: Po sa kushtonte kjo njohja, se 150 ishte kapari?

Afrimi: 1000 euro.

Ardit Gjebrea: 1000 euro për prezantimin, po mendoja “Aldo Morning Show” me të gjitha prezantimet që ka bërë do ishte bërë miliarder deri tani.

Më pas Afrimi ka rrëfyer se pas 52 ditësh janë takuar sërish, i ka dhënë lekët Amirit dhe ai i mori Lorenën tek shtëpia.

Pas 3 ditësh Lorena i thotë se duhet të ikë në Tiranë sepse i ka ardhur vajza nga Italia dhe do shkojë në spi tal. Ajo i mori edhe 300 euro për t’i blerë biletën vajzës së saj.

Be the first to comment on "I gjeti nuse shqiptare nga Kuksi/ Burri shqiptar i Kosovës i tregon të gjitha: I dhashë 1000 euro, po pastaj nusja…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*