I lutem cdo natë dhe nuk pranon/ Ermalin e paska zënë halli me Amin…

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashur në showbiz-in shqiptar, pavarësisht viteve që shkojnë.

Publiku gjithmonë dëshiron që ta shoh çiftin bashkë, edhe pse projektet e tyre janë jo në pak raste të veçanta.

Së fundmi, Ermali ka realizuar filmin e tij më të ri ‘I love Tropoja’, i cili pritet të jetë një sukses i vërtetë.

I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, ai është pyetur nëse në filmin e ardhshëm do të ftojë edhe Amin. Ermali i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen, duke treguar se i ka propozuar bashkëshortes të luajë në filmat e tij, por ajo nuk pranon.

‘I kam thënë Amardës hajde, hajde nuk do të vijë. Nuk i pëlqen shumë të duket në kinema’, tha Mamaqi

Be the first to comment on "I lutem cdo natë dhe nuk pranon/ Ermalin e paska zënë halli me Amin…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*