I pikëlloi shqiptarët kur mbylli sytë/ Miqtë tregojnë sekretin e Adelës: Ishte shumë besimtare, ka bërë shumë të mira, njeri i rallë…

Zbulohet një tjetër anë, jo shumcI e mediatizuar e gazetares së ndjerë Adelajda Xhamani. Adela ishte shumë e dhënë pas bamirësisë dhe ndihmonte gjithmonë mesa kishte mundësi njerëzit në nevojë.

Ky fakt u zbulua mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Njerëz në fokus”, ku ishte i ftuar miku më i ngushtë i Adelës, Eraldo Rexho.

Teksa paneli i të ftuarve po apelonte në fund të emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë, drejtuesja e emisionit Ola Bruko zbuloi anën bamirëse të Adelës.

“Unë kam marrë disa mësimë nga ajo, e do t’i vë në zbatim në vijim…”, tha Eraldo me zë që i dridhej nga emocioni.

Rexho shtoi: “Pa u bërë patetik do të them një shprehje të Nënë Terëzës: ‘Nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, tha ai.

Be the first to comment on "I pikëlloi shqiptarët kur mbylli sytë/ Miqtë tregojnë sekretin e Adelës: Ishte shumë besimtare, ka bërë shumë të mira, njeri i rallë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*