I veshur njëlloj si babi Edi/ Zaho i vogël tërheq vëmendje në mbyllje të fushatës së PS-së

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën të birit, i cili, siç tha vetë kreu i qeverisë një ditë më parë në Tiranë, kishte shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm në mbylljen e këtij muaji të gjatë zgjedhor.

Sot, nga Vlora, në qytetin ku kandidon edhe vetë si deputet, Kryeministri Rama është fotografuar me bashkëshorten, Linda Rama dhe me Zahon.

Asgjë më pak se i ati, edhe Zaho ka rënë në sy me stilin e veshjes, xhupin e lëkurës, flamurin kuqezi në dorë dhe, natyrisht, edhe me kapelën ku është stampuar numri 12 i forcës politike që përfaqëson i ati.

Be the first to comment on "I veshur njëlloj si babi Edi/ Zaho i vogël tërheq vëmendje në mbyllje të fushatës së PS-së"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*