Ilda Bejleri në një lidhje, kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën

Ilda Bejleri e ka mbuluar veten me një lloj misteri kur vjen fjala tek jeta private.

Moderatorja është hermetike për lidhjet e saj, dhe përherë ngjall kureshtje lidhur me këtë temë, të cilës vazhdimisht përpiqet t`i shmanget.

Por mbrëmjen e kaluar, moderatorja ishte e ftuara speciale në emisionin “Top Talent”, ku dha një intervistë për njërën prej konkurrenteve që aspiron të bëhet pjesë e televizionit.

Sigurisht, Ilda s’mund t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me jetën e saj private.

E pyetur nëse është apo jo e lidhur, moderatorja nuk e ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjigjen, duke u shprehur se një gazetare sportive nuk duhet të thotë që është e lidhur nëse do që të vazhdojë karrierën e saj.

Megjithatë, Ilda la të kuptohet se po shijon një romancë.

“Njeriu ka nevojë për mbështetje, për të qenë i lumtur. Nëse më dëgjon mua, mos thuaj asnjëherë që je e lidhur nëse do të vazhdosh gazetarinë sportive.”- u shpreh ajo, ndërsa intervistuesja insistoi sërish në pyetjen e saj.

“Po e lë evazive. Mjafton të jesh i lumtur, por nuk ka rëndësi statusi ‘single’ apo ‘i lidhur.’”- tha më tej Ilda.

Be the first to comment on "Ilda Bejleri në një lidhje, kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*