Infermierja sjell në jetë fëmijën në sediljen e makinës, teksa ndiqej nga policia


Një infermiere ka sjellë në jetë fëmijën e saj në sediljen e makinës, teksa po nxitonte për të arritur në spital. Marie Head, ishte në makinë me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Bashkëshorti Ilian, po përpiqej të nxitonte sa më shumë drejt spitalit, duke shkelur kështu edhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Teksa ka kaluar në disa semaforë të kuq, makinën ka filluar ta ndjekë policia. Ai nuk ka ndaluar dhe policia e ka ndjekur deri në spital. Pasi arritën në spital dhe policët do e arrestonin, Ilian u tregoi foshnjën e porsalindur dhe vajzën e tyre tjetër të terrorizuar nga ajo çka kishte ndodhur.

Infermierja Marie ka treguar:

Ilian po na çonte në spital sa më shpejt të mundej dhe shkeli rregullat rrugore. Policia filloi të na ndiqte, por ishte e pamundur në atë situatë të ndalonim për kontroll. Ne ishim duke bërë shëtitje, kur papritur më filluan kontraktimet e lindjes. Ndodhi çdo gjë shumë shpejt, nuk patëm mundësi as të linim vajzën tonë 2 vjeçare në shtëpi. Ajo e pa gjithë skenën e lindjes dhe nuk i besohej çfarë po shikonte. Kërkuam për një ambulancë, por ishte e pamundur të arrinte në kohë. Ishte një mrekulli që munda të lindja, në mes të gjithë asaj situate plot tension.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Be the first to comment on "Infermierja sjell në jetë fëmijën në sediljen e makinës, teksa ndiqej nga policia"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*