Ja si duket sot aktorja kryesore e ‘’Përgjithmonë Xhulia”

‘Përgjithmonë Xhulia” (1989), serial televiziv italian, u transmetua në Shqipëri fillim të viteve ’90 dhe u kthye në fiksimin e kujtdo.

Roli i Xhulias luhet nga aktorja amerikane Tahnee Welch.
Ishte roli i pestë në karrierën e saj të shkurtër, me vetëm 20 tituj.
Në fillimet e karrierës, fitoi një rol të rëndësishëm në filmat e Ron Howard, “Cocoon” dhe “Cocoon: The Return”.

Ajo është e bija e aktores Raquel Welch.

Tahnee nga ana tjetër, hoqi dorë nga jeta publike dhe nga kinematografia në vitin 2000.

Xhulia u kthye në ikonë në Shqipëri tridhjetë vite më parë dhe nga foto e publikuar së fundmi duket se aktorja nuk e kam humbur bukurinë që e karakterizonte.

Tahnee është 59 vjeçe tani edhe pse nuk duket.

Nuk dihet shumë për jetën e saj personale.

Ajo u martua vetëm një herë me aktorin Jared Harris, në vitin 1991.

Martesa e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh. Ajo nuk ka asnjë fëmijë.

Tahnee donte të bëhej e famshme si e ëma, por nuk ishte e lumtur si e bija e një ylli botëror.

Be the first to comment on "Ja si duket sot aktorja kryesore e ‘’Përgjithmonë Xhulia”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*