Jemi bekuar nga Zoti! Mediat e huaj: Ky qytet shqiptar është ndër më të bukurit në botë, vizoheni…


Associated Press i ka kushtuar një shkrim turizmit të Gjirokastrës historike. Nën titullin “Shqipëri. Vera e shkurtër e Gjirokastrës, e cila përjetoi lulëzimin e turizmit vetëm një sezon”, shkrimi flet për ndikimin e pa ndemisë në jetën e qytetit të gurtë.

Gjirokastra, 15 years as UNESCO World Property – Visit Gjirokastra Albania, official tourism page of Gjirokastra region

Një xhevahir që kishte provuar të mirat e turizmit pa degraduar, vetëm për disa stinë, e fundit në veçanti ajo para pandemisë i çoi të gjitha në vitin zero.

Gjirokastra, një qytet i vogël i Shqipërisë në jug të Shqipërisë pati një minilulëzim në 2019 me 120 mijë turistë që vërshuan për të zbuluar veçantinë e saj arkitektonike dhe kulinarinë.

Por tashmë, edhe në “qytetin e gurtë” të vendosur në shpatin ku është ndërtuar kalaja e shekullit të 13 tashmë është e qetë.

Në një vend ende të varfër nga standardet evropiane, turizmi kishte arritur të zinte 9 përqind të PBB-së, një pjesë që, pa pandeminë, vlerësohej të arrinte dy shifra këtë vit.

Një qytet pa industri, Gjirokastra u rinovua në funksion të mikpritjes dhe turizmit. Shtëpitë e frëngjijve u shndërruan në dyqane të vogla, bare dhe restorante; numri i vizitorëve u rrit me 4 herë midis 2015 dhe 2019. Italianët, polakët, francezët dhe spanjollët përbënin numrin më të madh të vizitorëve , të cilët megjithatë vinin madje nga SH.B.A., Kanada dhe Australia, si dhe nga Izraeli. Deri në marsin e kaluar.

“Siç mund ta shihni vetë – i thotë Manjola ekipit të AP – sot ju jeni të vetmit turistë dhe të vetmit klientë këtu”.

“Nuk mendoj se mund të mbijetojmë gjatë, nëse qeveria nuk ul taksat, domethënë për një vit,” shton Kodra, e cila dyshon nëse do të ketë rezervime për pranverën e ardhshme.

Pak më shumë optimsitë, të paktën përsa i përket betejës së rimëkëmbjes së fluksit turistik janë përfaqësuesit e administratës publike. “Pandemia do të zhduket një ditë së shpejti, turistët do të kthehen dhe do të gjejnë një tjetër qytt dhe madje edhe më të bukur”, garanton Loena Bakuli, drejtoresha e planifikimit të turizmit për bashkinë lokale.

Be the first to comment on "Jemi bekuar nga Zoti! Mediat e huaj: Ky qytet shqiptar është ndër më të bukurit në botë, vizoheni…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*